Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në Mihajas

2017-07-06 16

Tiranë, 12 Maj 2017 - Viti i ri shkollor që nis në Shtator do t?i gjejë fëmijët e fshatit Mihajas në Berzhitë me një shkollë të re. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet e shkollës së re 9-vjeçare të fshatit, e cila do t?i shërbejë një komuniteti që jeton në një nga zonat më periferike të Tiranës, edhe si një qendër shëndetësore. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot punimet dhe theksoi se ky është një tjetër investim që tregon se për Bashkinë e Tiranës nuk ka diferenca në investime, pavarësisht nëse bëhet fjalë për qendrën e Tiranës apo zonat më periferike të saj, siç është fshati Mihajas.

?Këtu jemi në pikën më periferike të Tiranës ku ndahemi me Elbasanin, ama parimi është ky: nëse e ke emrin në Tiranë, duhet të trajtohesh njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk duhet të ketë më distancë midis atyre që jetojnë në qendër apo në Unazë dhe atyre që janë në Krrabë, Bërzhitë, Zall-Herr, Zall-Dajt apo Zall Bastar. Kështu, jemi munduar si një familje nikoqire që t?i shpërndajmë investimet?, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ky është një tjetër premtim i mbajtur, ndërsa bëri të ditur se ambientet e shkollës së re janë më të mëdha sesa janë aktualisht nevojat që ka zona, ndaj ato do t?i shërbejnë banorëve edhe si një qendër shëndetësore.

Free Traffic Exchange